INFORMATIVA MBI PRIVATËSINË  Rregullorja 679/2016/Bashkimi Evropian

 

Sipas termave e për efekt të Nenit 13 të Rregullores 679/2016/BE “Rregullorja mbi mbrojtjen e përgjithshme të të dhënave”, ju informojmë se Fondacioni The Bridge For Future është titullar për trajtimin e të dhënave personale që ju keni komunikuar lirshëm. Fondacioni The Bridge For Future garanton se trajtimi i të dhënave tuaja personale zhvillohet në respektim të të drejtave e lirive themelore, si edhe dinjitetit tuaj, me referencë të veçantë ndaj vetëpërmbajtjes, identitetit personal dhe të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale. Trajtimi i të dhënave personale ndodh duke përdorur instrumente e suporte si në letër si informatike.

  1. Oficeri për mbrojtjen e të dhënave (DPO)/ Përgjegjësi për mbrojtjen e të dhënave (PMTDH) (Neni 13.1b Rregullorja 679/2016/BE)
    PMTDH ndodhet pranë zyrave qendrore të Fondacionit The Bridge For Future në Rrugën “Qemal Stafa”, Pallati 118, Tiranë (Shqipëri). Është e mundur të kontaktohet përmes adresës e-mail info@bridgeforfuturefoundation.com.
  2. Qëllimet e trajtimit të të dhënave personale (Neni 13.1c Rregullorja 679/2016/BE)
    Të gjitha të dhënat personale e kategoritë e veçanta të të dhënave personale të komunikuara nga subjekti i interesuar trajtohen nga titullari për t’i trajtuar ato mbi bazën e një ose më shumë kushteve paraprake të ligjshmërisë:

    • i interesuari ka shprehur miratimin për trajtimin e të dhënave të veta personale për një ose më tepër qëllime (neni 6 paragrafi 1 gërma A e Rregullores 679/2016/BE). Në rradhë më poshtë qëllimet për të cilat të dhënat personale të të interesuarit do të trajtohen:
    • Futja në skedat anagrafike e në bazën e të dhënave të Fondacionit;
    • Përmbushja e kërkesash specifike të të interesuarit; trajtimi do të ketë në veçanti qëllimet e mëposhtme specifike:
    • Përpunimi i statistikave të brendshme;
    • Administrimi i dokumentacionit tekniko/administrativ kërkuar me qëllim përmbushjen e aktivitetit kontraktual.
  1. Destinatarë eventualë ose kategori destinatarësh eventualë të të dhënave personale (Neni 13.1, gërma e) Rregullorja 679/2016/BE)
    Në rastet kur mund të rezultojë e nevojshme, të dhënat personale të të interesuarit mund të komunikohen tek (në këtë mënyrë nënkuptohët njohja me to e një ose më shumë subjekteve të tjera të përcaktuara):
    a.subjektet autoriteti i të cilëve tek të dhënat njihet nga dispozita ligjore, normativa dytësore, komunitare ose ajo e kontratave kolektive;
    b. shoqëri që zhvillojnë shërbime për llogari të titullarit.
  1. Natyra e mbledhjes së të dhënave dhe pasojat e mosdhënies së tyre eventuale (Neni 13.2.e e Rregullorja 679/2016/BE)
    Dhënia e të dhënave tuaja personale është e detyrueshme për qëllimet e parashikuara në paragrafin 2. Mosdhënia e tyre sjell si pasojë mosmarrjen e shërbimit të kërkuar, të zhvillimit të tij korrekt e të përmbushjeve eventuale ligjore. Të dhënat tuaja ruhen pranë Fondacionit dhe pranë subjekteve të jashtme të autorizuara. Nëse do të ishte e nevojshme, të dhënat tuaja mund të ruhen edhe prej subjekteve të tjerë të përmendur në paragrafin 3.
  2. Kriteret e përdorura me qëllim përcaktimin e periudhës së ruajtjes së të dhënave (Neni 13.2.a i Rregullorja 679/2016/BE)
    Enti The Bridge for Future Foundation deklaron se të dhënat personale të të interesuarit objekt i trajtimit do të ruhen për periudhën e nevojshme që respekton termat e ruajtjes përcaktuar në Përmbledhësin Përzgjedhës aktualisht në fuqi dhe gjithsesi jo më tepër sesa ato të nevojshme për të evituar rekurse e gjendje juridike konfliktuale.
  1. Të drejtat e të interesuarit (Neni 13.2.b i Rregullorja 679/2016/BE)
    Komunikohet se, në çdo çast, i interesuari mund të ushtrojë:
    Neni 7.3 – E drejta për revokimin e miratimit: E drejtë revokimi në çdo çast pa paragjykuar ligjshmërinë e trajtimit të bazuar në miratimin e dhënë para revokimit;
    Neni 15 – E drejta e konsultimit: E drejta për t’i kërkuar Titullarit të të dhënave të mund të konsultohen të dhënat nga personi i interesuar;
    Neni 16 – E drejta e korrigjimit: E drejta për t’i kërkuar Titullarit të trajtimit të mund të ndryshojë të dhënat e veta personale në pikat ku ky veprim nuk kundërshton ligjin në fuqi mbi ruajtjen e tyre.
    Neni 17 – E drejta për fshirjen (e drejta e harresës): E drejta për t’i kërkuar Titullarit të trajtimit të mund të fshijë të dhënat e veta personale në pikat ku ky veprim nuk kundërshton ligjin në fuqi mbi ruajtjen e tyre.
    Neni 18 – E drejta për kufizimin e trajtimit: E drejta për t’i kërkuar Titullarit të trajtimit të mund të kufizojë trajtimin e të dhënave të veta personale.
    Neni 20 – E drejta për transmetueshmërinë e të dhënave: E drejta për t’i kërkuar Titullarit të trajtimit që të mund të kryhet transmetimi i të dhënave personale tek një ent tjetër në format të lexueshëm.
    Neni 21 – E drejta e kundërshtimit: E drejta për të kundërshtuar në çdo rast, për motive të lidhura me situatën e veçantë, trajtimin e të dhënave personale, duke përfshirë këtu edhe profilimin.
  2. E drejta për të paraqitur ankesë (Neni 13.2.d i Rregullorja 679/2016/BE)

Subjekti i interesuar ka gjithnjë të drejtën të paraqesë një ankimim tek Autoriteti Garant për mbrojtjen e të dhënave personale për ushtrimin e të drejtave të tij ose për çdo lloj çështjeje tjetër të lidhur me trajtimin e të dhënave personale.

DONA SUBITO