AKTIVITETE TË FONDACIONIT

Lidhja e thellë me Shqipërinë, vendlindja e Klodiana Çuka-s, është ushqyer gjithnjë përgjatë viteve me promovimin e nismave. Në veçanti Shoqata e ka treguar këtë angazhim të vetin të drejtpërdrejtë e të vazhdueshëm me lindjen e Fondacionit “Ura Për Të Ardhmen”, ngritur në Shqipëri, e cila kërkon të kontribuojë në përballimin e problemeve të varfërisë së personave e familjeve, edhe në çelës edukues, për të tejkaluar emergjencën e jetimëve të braktisur dhe të grave të privuara nga liria e tyre (si të burgosurat e Tiranës), në sintoni me konferencat ipeshkvnore të Italisë e Shqipërisë.

Strategji e qartë, së cilës i është dhënë shtytje e mbështetje e re me adoptimin nga Integra të zonës së gjelbër të Sheshit Shqipëria – në marrëveshje me Komunën e Romës – ku ngrihet statuja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, “Atlet i Krishtit” dhe flamurmbajtës i krishtërimit në Ballkan, të cilin Integra e përkujtoi në përvjetorin e tij të 550-të.

Të shumta aktet konkrete në mbështetje të nismave kulturore si: ekspozita “IntegrIm”; mbështetja ndaj filmave “Anija” të R. Sejkos e “Të Thyer” e E.Budinës; fushata humanitare “Fëmijë në fluturim për një buzëqeshje” në favor të edukimit të të miturve shqiptarë (lançuar në 2006 e replikuar në 2018 me Arqipeshkvinë e Shkodrës e Pultit); botimi i vëllimit “Anija e Skënderbeut” (në kuadrin e projektit Interreg III A Itali – Shqipëri); celebrimi i përvjetshëm i Shenjtërimit të Nënë Terezës së Kalkutës, figurë shëmbullore për të forcuar lidhjet e vëllazërisë e solidaritetit njerëzor.

 

Së fundmi Shoqata është angazhuar, edhe përmes një partneriteti, me Komitetin Ndërministerial të Të Drejtave Të Njeriut (CIDU), revistën “Confronti” dhe Kishën Katolike Shqiptare përmes lidhjeve me Imzot Angelo Massafra. Gjithashtu është mbështetur Shkolla “CorJesu” në Shqipëri dhe zhvilluar takime diplomatike me Ministrin Shqiptar të Diasporës Pandeli Majko dhe Ambasadoren shqiptare Anila Bitri për të promovuar më tepër dialogun ndërfetar, duke ndërtuar “Ura E Jo Mure” mes dy krahëve të Adriatikut. Në këtë det kanë ndodhur tragjedi emigracioni (si mbytja e anijes “Katri I Radës” në 1997-n), që çdo vit përkujtohen me nisma e projekte, përfaqësuar simbolikisht nga lulet hedhur në kujtim të tyre, të cilat duhet të lulëzojnë përsëri për t’u mundësuar të gjithëve një të ardhme paqeje, progresi e bashkëjetese mes vendeve, popujve e feve të ndryshme, bashkuar të gjithë nga përkatësia e njëjtë në qytetërimin evropian.

Aktivitete

Me se merret fondacioni?

Zhvillon projekte në fushën e mbrojtjes së të drejtave të të miturve, grave të vetmuara dhe personave të tjerë në vështirësi edhe përmes nismash që synojnë të garantojnë punë, strehim, ndihmesë shëndetësore e integrim në shoqëri të këtyre grupeve.

Promovon fushata sensibilizmi kundër çdo lloji tipi diskriminimi edhe përmes përdorimit të masmediave.

Organizon e bashkërendon takime, konferenca, debate, seminare, kurse formimi teoriko/praktikë për edukatorë, mësues, operatorë socialë e qytetarë.

Zhvillon studime e kërkime, promovon formimin e bursave të studimit.

Realizon nisma që synojnë të mbrojnë dhe të mundësojnë reintegrimin social të të burgosurve përmes projektesh që synojnë t’u rikthejnë autostimën e perceptimin e vetvetes, autonominë, zhvillimin e kompetencave të reja të nevojshme për integrim në punë brenda e jashtë burgut.

Projekton e zbaton nisma, duke vepruar me metodologji shumëkulturore, të finalizuara për të rritur ndërshkëmbimet, solidaritetin e integrimin mes popujve të ndryshëm edhe me programe të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Realizon nisma mbledhjeje fondesh, patronazhi, komunikimi shoqëror.

Bashkëpunon, merr pjesë e aderon në çdo ent publik e privat, kombëtar e ndërkombëtar, në organizma, organizata, lëvizje e shoqata, fondacione ku të teseruarit kanë objektiva të ngjashëm ose analogë me ato të parashikuara nga Ura Për Të Ardhmen.

Promovon nisma edukimi e informimi si gara, konkurse, çmime, evente ndërvepruese.

Promovon fushata ndërgjegjësimi kundër çdo lloj diskriminimi edhe përmes përdorimit të masmediave.

QENDRO I LIDHUR

Regjistrohu në ditarin e lajmeve

Duke u regjistruar ne newsletter do te japesh miratimin per trajtimin e te dhenave te tua personale sipas normave ne fuqi mbi mbrojtjen e tutelimin e privacy.

DONA SUBITO