Shkolla fillore e 9-vjeçare “Cor Jesu”, lindur në 1999, ndodhet në një zonë periferike shumë të varfër të Shkodrës në Shqipërinë e Veriut. Jo të gjitha familjet që çojnë fëmijët aty janë në gjendje të paguajnë taksat dhe megjithatë Motrat Apostolike të Zemrës së Shenjtë u sigurojnë këtyre fëmijëve një nivel të lartë arsimimi.
Pas shumë vitesh me bilanc në pasiv, shkolla rrezikon mbylljen përfundimtare, çka do të linte në shtëpi 231 fëmijë. Një realitet kaq i dobishëm e i rëndësishëm nuk mund të mbyllë! Fondet e mbledhura shërbejnë për të paguar personelin arsimor e shkollor, shpenzimet e administrimit të shkollës dhe materialin didaktik për nxënësit. Mbledhja e fondeve është e dobishme për të nisur vitin e ri shkollor në shtator 2020.
Gjithë dhuruesve do t’i nisim falenderime të personalizuara dhe do t’i përditësojmë mbi mbarëvajtjen e vitit shkollor dhe rezultatet e arritura nga nxënësit përmes një newsletter periodik.
Shkolla “Cor Jesu” gjendet në periferi të Shkodrës, në zonën Mark Lula (më e varfëra e Shqipërisë së Veriut), ku shumë familje katolike të ardhura nga zonat malore rurale e të varfëra u vendosën për t’i shpëtuar shtypjes prej komunizmit. Për dekada kanë pasur akses të kufizuar në edukimin formal e mësimet morale
katolike. Pjesa dërrmuese e tyre zbatonte parimin e drejtësisë “sy për sy” për
mbijetesën. Këto familje kanë përvetësuar me mangësi vlerat njerëzore e të
krishtera të zhvilluara keq dhe nuk janë pajisur për t’iu përshtatur demokracisë së re dhe ekonomisë së tregut të lirë që Shqipëria po përpiqet të zhvillojë. Varfëria e papunësia vazhdojnë të prekin shumë familje dhe të pengojnë dëshirat e tyre për një edukim të fortë për fëmijët.
Motrat Apostolike të Zemrës së Shenjtë të Jezusit erdhën nga Italia në lagjen “Mark Lula” në 1998-n, pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri. Për t’i dhënë edukimin katolik e formimin personal këtyre fëmijëve Motrat ngritën shkollën 9-vjeçare, hapur në 1999-n. Sot ajo administrohet tërësisht nga murgesha shqiptare e personel laik.
Prindërit shprehin admirim e vlerësim për shkollën por shpesh nuk munden as të
paguajnë 1/3 e taksave shkollore. Nga 1999 Instituti ynë e bamirës të shumtë na
kanë ndihmuar të çojmë para këtë vepër të madhe në favor të fëmijëve,
adoleshentëve e në mbështetje të familjeve të varfëra. Në këto 21 vjet shumë
fëmijë të zonës sonë kanë mundur të realizohen shumë mirë duke vazhduar rrugën e tyre të formimit universitar falë përgatitjes dhënë nga shkolla.
Aktualisht jemi të goditur nga problem ekonomik. Në mungesë fondesh, na vjen shumë keq ta mbyllim këtë vepër të madhe humanitare. I kërkoj kujtdo mundet të na ndihmojë për të mos e lënë në mes arsimimin e këtyre fëmijëve.
Duke pasur besim të madh në mirësinë e bujarinë tuaj ju sigurojmë lutjen tonë të përditshme.
Në emër të nxënësve, prindërve, mësuesve e murgeshave.
Motër Angjelina Gilaj, drejtoreshë e shkollës
Shkolla “Cor Jesu” është një shkollë jopublike që përfshin edukimin parashkollor, arsimin fillor e atë të mesëm. Është akredituar prej Ministrisë së Arsimit e Shkencës me vendimin numër 4 të datës 06.01.1999 për ciklin parashkollor e vendimin numër 122 të datës 22.09.1999 për arsimin bazë. Drejtohet prej Motrave Apostolike të Zemrës së Shenjtë të Jezusit. Arsimimi bazohet mbi frymëzimin pedagogjik të Motrës Clelia Merloni (themeluese e Motrave Apostolike të Zemrës së Shenjtë të Jezusit), e cila e vendos edukimin e plotë të personit nën moton “Edukimi është një vepër dashurie”. Ky edukim përfshin:
Shkolla “Cor Jesu” ka përshtatur këtë moto si drejtim të aktivitetit të saj edukues. Në këtë shkollë mësohen e kultivohen vlera si dija, dashuria, solidariteti, respekti, falja, harmonia, ndershmëria e vlera të tjera të jetës që ndihmojnë nxënësin të rritet e të zhvillohet në gjithë qënien e vet. Ky formim arrihet përmes procesit të mësimit e përvetësimit, respektit të unicitetit të personit e nxënësit duke u bazuar gjithnjë në filozofinë e krishterë. Ky edukim i kompletuar çon jo vetëm në pjekurinë njerëzore, morale, shpirtërore të njeriut por edhe në angazhimin për të ndryshuar shoqërinë në një mjedis paqeje e barazie.
Shkolla aderon në parimet metodologjike të mëposhtme:
Vizioni i shkollës
Shkolla synon të orientojë e të shoqërojë njeriun në gjithë zhvillimin e tij personal, duke e bërë të ndërgjegjshmë dhe duke e ndihmuar të zhvillojë gjithë potencialin e tij, në tentativën për ta kthyer botën në një mjedis dashurie e paqeje.
Misioni i shkollës
Shkolla ndihmon në zhvillimin e kompetencave në aspektin intelektual, njerëzor e shpirtëror, zhvillimin e dinjitetit personal, besimit, ndershmërisë, të drejtës sociale e përhapjes së gjithë vlerave të jetës. Duke u nisur nga ky mision e vizion i shkollës dhe duke nisur me moton “Edukimi është një vepër dashurie” ndjekim – përmes edukimit ofruar nga shkolla jonë – objektivin e transmetimit të njohurive për jetën, të sotmen dhe një të ardhme më të mirë për njeriun e gjithë shoqërinë tonë.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.