Ekspozita Dokumentale “IntegrIm: 30 vjet prej eksodit të madh shqiptar në Itali”, paraqitur nga Integra Onlus nën përkujdesjen e fotoreporterit Vittorio Arcieri
Pas inaugurimit ndodhur në fund të qershorit në Leçe (ku prej thuajse 30 vjetësh ka rezidencën presidentja e Integra Onlus), në 5 gusht Ekspozita Dokumentale IntegrIm rikthehet në Durrës, qyteti i origjinës së Klodiana Çuka-s dhe nga prej natën e 7 gushtit 1991 u nisën drejt Italisë mbi 20 mijë bashkëatdhetarë shqiptarë.
Përmes kësaj ekspozite fotografike Shoqata e Promovimit Social Integra Onlus, angazhuar qysh prej formimit të saj (2000) në promovimin e dialogut ndërkulturor dhe projekte mikpritjeje e integrimi të vërtetë në favor të emigrantëve, përkujton përsëri përvjetorin historik të zbarkimit të shqiptarëve në brigjet puljeze, duke kujtuar dhimbjen e shpresën e një populli të shtypur nga regjimi komunist – popull i cili shihte Italinë si tokë e premtuar; përkujtohet gjithashtu bujaria e jashtëzakonshme e popullit puljez, që e angazhua për të përballuar emergjencën.
Lançuar me sukses në mars 2011 (përvjetori i 20-të i Eksodit) pranë Ambasadës së Shqipërisë në Romë si dhuratë ndaj vëllazërisë së dy popujve fqinj dhe rinovuar tani në përvjetorin e 30-të të zbarkimeve të 1991-shit, Ekspozita gëzon patronazhin e lartë të Ministrisë për të Mirat e Veprimtaritë Kulturore të Italisë, rajonit të Puljas, Polit Biblio-Muzeal të Leçes, Qytetit Metropolitan e Bashkisë së Barit, Universitetit të Barit e të Salentos së Leçes, të Lidhjes Italiane të të Drejtave të Njeriut (LIDU), si dhe të Ambasadës së Shqipërisë në Romë e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Bari, të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, të Lëvizjes së Punëtorëve të Krishterë, të Shoqatës Integra Solidale organizatë e veprimtarive vullnetare dhe partnerëve shqiptarë Fondacioni Ura për të Ardhmen, Klik Ekspo Group e shtëpisë botuese “Botimet Dritëro”, me të cilën është realizuar katalogu dygjuhësh i Ekspozitës.
Më pas Ekspozita Dokumentale do të zhvendoset në qytete të tjera italiane (Bari, Brindizi, Romë, Milano) dhe Tiranë, tjetër etapë shqiptare veç Durrësit.
Përmes punës së palodhur të presidentes së Integra Onlus Doktoresha Klodiana Çuka, Ekspozita Dokumentale ka si objektiv të tërheqë vëmendjen mbi eksodin epokal që shënoi historinë politiko-shoqërore shqiptare dhe përcaktoi historinë e politikave të emigrimit në Itali, për të nxitur më pas thellimin e problematikave të lidhura me fenomenet migratore të sotme e shtytur një reflektim mbi nevojën e përpunimit të strategjish evropiane e kombëtare për një integrim efektiv të emigrantëve dhe evituar tragjeditë e rënda që vazhdojnë të ndodhin në detërat tanë.
“Kur lashë Durrësin isha vetëm 20 vjeç – kujton Klodiana Çuka – e kisha shumë dëshirë të njihja botën, të diplomohesha e të realizohesha, duke lumturuar Nënën time, brenda një bote ku mbretëronte liria e mirëqënia, gërshetuar me ëndrrat e rinisë. Falë Zotit, shumë prej ëndrrave u realizuan megjithëse u ndesh një realitet i ashpër rrugës. Për vajzën Klodiana, që u nis prej andej me një valixhe ëndrrash, rikthimi në Durrës me Ekspozitën Dokumentale tonë “IntegrIm – 30 vjet prej Eksodit të Madh” (bashkë me mjeshtrin Vittorio Arcieri) – event ky plot emocione, përvjetor e përkujtues – përbën njëkohësisht Nder, Detyrë e Ëndërr. Faleminderit nga zemra kujtdo e bëri të mundur. Zoti i Mirë bekoftë shqiptarët e puljezët – e mbyll Çuka – kudo ndodhen! Bekoftë Ai guximin e bujarinë! Jemi vëllezër, jemi Njerëz dhe deti na ka bashkuar gjithmonë!”.
Biografi të shkurtra
VITTORIO ARCIERI, lindur në Bari, është fotoreporter dhe një gazetar i pavarur. Dikur fotograf i “Gazzetta del Mezzogiorno” (“Gazeta e Jugut”), e më vonë për “Corriere del Mezzogiorno” (“Korrieri i Jugut”) dhe “Corriere della Sera” (“Korrieri i Mbrëmjes”). Realizon reportazhe dhe kronika për gazeta të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2010 themelon një shoqëri e cila është e specializuar në prodhimin e videove dhe video-lajmeve për seksionet online të shtypit të përditshëm italian, si dhe për trupat televizive të kanaleve të ndryshme rajonale dhe kombëtare. Ka organizuar disa ekspozita fotografike dhe libra mbi kulturën dhe traditat, si “Terra di Bari” (“Toka e Barit”), “Maschere Apotropaiche” (“Maskat Apotropaike”), “Pane e Birra” (“Bukë e Birrë”).
Ekspozita IntegrIm përmbledh shkrepjet që dokumentojnë fenomenin e emigracionit shqiptar kryesisht në drejtim të brigjeve të Puljas, nisur në 1990 e vazhduar përgjatë disa viteve me radhë. Fenomeni është dokumentuar në mënyrë konstante e të detajuar, duke mundësuar realizimin e shumë faqeve të para në shtyp e reportazhe në revista të shumta kombëtare.
KLODIANA ÇUKA, nënshtetase italiane me origjinë shqiptare, ka jetuar në Itali që nga viti 1992. Eksperte në çështjet e emigracionit, ndërmjetësimit kulturor, projekteve komunitare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo ka bashkëpunuar, si koordinatore, prej vitesh me organizma dhe struktura të ndryshme publike dhe private, në nivel kombëtar apo të Bashkimit Evropian, të cilët veprojnë në fushën e integrimit multikulturor, kundër trafikimit të qënieve njerëzore, masave lehtësuese të strehimit e madje deri në daljen e saj në vetë të parë në mbështetje të luftës kundër fenomenit të gjymtimit gjenital të femrave. U diplomua me medalje nderi në Leçe në “Letërsi dhe Gjuhë të Huaja” në 2001, në 2006 merr Doktoraturën në Punët Kërkimore Ndërkombëtare në Filologjinë Shqip pranë UNICAL të Kozencës. Në 2002, pasi përvetësoi edhe Diplomën e Ndërmjetësit Gjuhësor Kulturor në Organizatën Jofitimprurëse CIES në Romë, ajo themeloi Shoqatën Integra Onlus, Presidente e së cilës është ende sot. Në fillim të viteve 2000 ajo filloi rrugëtimin e projektimeve me sfond komunitar. Me kalimin e viteve, numëron dhe ndërton bashkëpunime të ndryshme. Anëtare e grupeve të ndryshme të punës në Ministrinë e Shanseve të Barabarta mbi çështjet e trafikimit të qenieve njerëzore, me rolin e ekspertes bëhet anëtare e CNEL – ONC (Këshilli Kombëtar për Ekonominë dhe Punën, Organizata Kombëtare për Koordinimin dhe Politikat e Migracionit) nga 2008 deri në 2012. Zgjedhur në 2016 nga Konsullata Amerikane në Napoli si e ftuar nga Departamenti i Shtetit për një udhëtim studimi si pjesë e Programit të 75-të Ndërkombëtar të Lidershipit. Autore i botimeve të shumta dhe fituese i çmimeve prestigjioze lokale dhe kombëtare italiane.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.