Objekti: Mbështetje ekonomike ndaj shkollës “COR JESU”
Ju shkruaj në emër të mësuesve, prindërve, studentëve tanë e bashkësisë së murgeshave me një kërkesë të karakterit ekonomik në mbështetje të shkollës sonë “COR JESU”.
Në këtë cast gjendemi në vështirësi të madhe ekonomike dhe na duhet të marrim një vendim të trishtuar: të mbyllim shkollën tonë, këtë ngrehinë të madhe edukimi ngritur në favor të nxënësve të periferisë më të varfër të Shkodrës.
Prej 21 vjetësh shkolla jonë po çohet para nga Instituti i Motrave Apostolike të Zemrës së Shenjtë të Jezusit. Në këtë cast të vështirë ku gjendemi Instituti nuk mund të përballojë më shpenzimet ekonomike.
Aktualisht kemi si nxënës 213 fëmijë nga 4 në 15 vjeç dhe 24 mësues e bashkëpunëtorë që duhet t’i paguajmë çdo muaj. Për shpenzimet e veta shkolla ka nevojë për rreth 70.000 euro në vit.
Kemi shumë besim në bujarinë tuaj për një mbështetje ekonomike që mund t’i jepni kësaj vepre humanitare.
Teksa pres me besim përgjigjen tuaj për fëmijët tanë, ju premtoj lutjen time të vazhdueshme.
Përshëndetje të përzemërta, Motër Angjelina Gilaj
Drejtoreshë e shkollës
Vendi dhe data
27.04.2021 Shkodër
Firma e përfaqësuese ligjore
Angjelina Gilaj
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.