https://www.youtube.com/watch?v=N25oIvCTh50#action=share
Varfëria dhe skamja janë ulur këmbëkryq në familjen Stefo në fshatin Dëllënjë të Novoselës. Janë katër gjysëm mure të cilat mbajnë në këmbë një çati, e cila edhe ajo është e përgjysmuar.
Dhoma është e ndarë me batanije, ndërsa drita shërben për të ndriçuar, pasui duket qartë që shtëpia nuk ka parë poç elektrik prej vitesh.
Çatia në shumë pjesë është e hapur, aq sa në ditët me shi, 4 pjestarët e familjes kur flenë gjumë, sipër batanijeve hedhin plasmas, pasi çfarë bie jashtë futet brenda dhomës.
3 pjesëtarët e familjes janë të sëmurë, me probleme mendore, të vetmen të ardhur që kanë është një 10 mijë lekësh kemp për zonjën e shtëpisë, Adelina Stefon, ndërsa për të zotin e shtëpisë, Lefter Stefo e për vajzën e tyre që është me probleme mendore nuk është akorduar asnjë ndihmë nga ana e shtetit.
Adelina, megjithëse e rënduar psikologjikisht, shprehet se në të shumtën e rasteve bien për të fjetuar pa ngrënë, por edhe kur gdhihen uria vazhdon.
Pikon, mbushet me ujë.
Kryefamiljari Lefter Stefo tregon se familja e tij është në këtë gjendje. Ai thotë se pak pako ushqimore sigurojnë vetëm në kohë fushatash, e më pas gjithçka kthehet si më parë.
-S’kam bukë të ha. S’kam as lekë. Me 50 mijë lekë jetoj, drita s’kemi. M’i presin se s’kam të paguaj.
E vetmja që ishte në gjendje të mirë mendore ishte njëra nga vajzat, Kristela. Ajo tregon se ka mbaruar klasën e nëntë, por që nuk mund të vazhdojë shkollën sepse nuk ka bukë të hajë e lëre për të blerë libra e pajisje shkollore.
-Çfarë të bëj unë? Dua të vazhdoj shkollën, të bëhem që të nxjerr këta por çfarë të bëj unë, ne s’kemi lekë të hamë bukë.
Xhaxhai i vajzave dhe vëllai i Lefteri, Pilo Stefa tregon se historia e vëllait të tij është e tillë prej vitesh, e për ta askush nuk e ka parë të nevojshme ndihmën. Ai apelon që shteti të kthejë sytë për të ndihmuar familjen e cila është e pamundur për të vijuar jetën normalisht.
“Siç e shihni gjendja e tyre është jashtëzakonisht keq. Kemi kërkuar ndihmë nga komuna por kur kishin nevojë për vota vinin, shikonin shtëpinë dhe premtonin por asgjë.”
Largohemi nga familja Stefo, me shpresë për një ndihmë ndaj tyre, ndërsa familja lutjen më të shpeshtë që bën është, “zgjedhje të ketë sa më shumë, që të paktë gjatë fushatave ata kanë bukë për të ngopur barkun”.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.