Në 17 janar 2019, në përvjetorin e 551-të të vdekjes së tij, Gjergj Kastriot Skënderbeu, heroi kombëtar shqiptar, u nderua në Romë, përballë statujës së tij mbi kalë në Sheshin Albania, me një ceremoni ku morrën pjesë Shkëlqesia e Saj Anila Bitri Lani, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Itali, e Doktoresha Klodiana Çuka, Presidente e Integra Onlus dhe e Fondacionit Bridge for the Future me seli në Tiranë.
Integra ka propozuar një projekt për valorizimin e mëtejshëm të figurës historike të Skënderbeut, duke nisur nga adoptimi formal i zonës së gjelbër të Shëshit Albania (ku ndodhet monumenti) dhe marrëveshjes protokollare mbi temën me Ambasadën e Shqipërisë në Romë, duke siguruar kështu mirëmbajtjen e tij nga ana e Komunës së Romës përmes kryetares së bashkisë Virginia Raggi e anëtares së Këshillit Bashkiak mbi këto tema Giuseppina Montanari.
Ky angazhim përbën një detyrim të shtrirë në kohë, që ka për qëllim të vërë në pah kujtesën historike të themeluesit të “Vendit të Shqiponjave”, duke përforcuar lidhjet politiko-kulturore mes Italisë e Shqipërisë përmes një roli edhe më aktiv të bashkësisë së Arbëreshëve (të emigruara në Italinë e Jugut prej vdekjes së tij në 1468-n).
Gjergj Kastrioti është një figurë mitike jo vetëm e karakterit politik e ushtarak por edhe si i zgjedhur si simbol i përhapjes së fesë së krishterë në Ballkan, përcaktuar nga Papa Kaliksti III “Atlet i Krishtit e Mbrojtës i Fesë”, në gjendje të bllokojë për dekada pushtimin osman të rajonit, që u krye vetëm pas vdekjes së tij.
Ikonë e njohur kudo, që bën krenarë shqiptarët në gjithë botën dhe është shumë i çmuar për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve “vëllezër” italian e shqiptar dhe valorizuar gjithë diasporat e pranishme në Evropë e më tej.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.