E ardhmja e shoqërive tona është “me ngjyra”, “pasuruar nga diversiteti e marrëdhëniet ndërkulturore”.
Kjo sfidë përbën edhe një ftesë për Kishën që të bëhet gjithnjë e më katolike, pra universale.
Janë këto dy prej paragrafeve të Mesazhit të Papës për Ditën e 107-të Botërore të Emigrantëve e Refugjatëve, celebruar në 26 shtator.
Tema e zgjedhur prej Françeskut është: “Drejt një Ne gjithnjë më të madh”. Tema thërret për nevojën e mendimit e arsyetimit në shumës, në vetëdijen se askush nuk mund të shpëtojë vetëm.
Leksion ky i mësuar më së miri përgjatë pandemisë, ndaj së cilës “reagimi më i keq do të ishte ai i të rënit përsëri në një konsumizëm të ethshëm dhe në forma të reja egoiste vetëmbrojtjeje”.
Duke mirëpritur fresën e Papës Françesku, Integra Onlus, Integra Solidale dhe Fondacioni Ura për të Ardhmen kanë ngritur një tryezë të përhershme reflektimi e ballafaqimi. Tryeza shërben gjithashtu edhe si organizatore eventesh për të sensibilizuar qytetarinë e krijuar mundësi rritjeje kolektive.
Rinisja e veprimtarive operative dhe fizikisht në prani do të karakterizohet nga një angazhim i shtuar projektual. Do të mundohemi të ofrojmë mbeshtetje dhe – bashkë me miqtë, bashkëpunëtorët, anëtarët e shoqatave e vullnetarët – ta kthejmë botën tonë në një vend më të mirë. Pikë pas pike mund t’i japim jetë një deti të vërtetë mikpritjeje!